Lajme

Zyra e kryeministrit Kurti: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. Ndërmjetësues kemi shumë

Zyra shtypit e kryeministri Albin Kurti ka reaguar lidhur me draft-statutin e kryeministrit Edi Rama për asociacionin. Në përgjigje të interesimit të gazetarit të Euronews Albania, Kosovë Gjoci, zyra e shtypit e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti sqaron se “çështja e marrëveshjeve të mëhershme për asociacionin e komunave me shumicë serbe është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës” dhe se “nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje pasi Ndërmjetësues kemi shumë”.

“Çështja e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit është çështje e respektimit të kushtetutës, sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve tanë, që për shkak të bojkotit të diktuar nga Serbia u kishin munguar për plot 6 muaj.

Çështja e marrëveshjeve të mëhershme për asociacionin e komunave me shumicë serbe është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës dhe kjo u dëshmua me draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga deputetja e Vuçiqit që synonte një Republika Srbska në Kosovë dhe së fundmi me Non-paperin e Akademisë së Shkencave dhe e Artit e Serbisë që flet për “Botën Serbe”.

Në të dy rastet në pyetje është Kosova. Në të dy rastet rreziku është Serbia. Ata që janë të lirë në qëndrime dhe pa ndonjë ngarkesë, e kuptojnë këtë. Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. Ndërmjetësues kemi shumë”, – thuhet në reagimin e zyrës së shtypit të kryeministrit Kurti. /Euronews Albania

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *