Arrestohet kreu i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, lejoi shfaqjen teatrale të financuar nga Kosova
Shefi i Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka bërë thirrje për lirim të menjëhershëm nga paraburgimi të Jeton Ismailit, kreut të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc.
Sipas Velës, Ismaili është arrestuar nga policia serbe pasi ka lejuar një shfaqje teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës.
“Policia e Serbisë arrestoi kreun e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili, një shqiptar vendas për lejimin e shfaqjes teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter.
Lexo më shumë Gjenerali amerikan Osborn dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin me dy medalje
“Represioni i egër nga regjimi i Vuçiqit. Ismaili do të lirohet menjëherë nga paraburgimi”, ka shkruar Vela.
Rruga Press

