KryesoreLajme

Zyra e BE-së: Kosova, përfituesja më e madhe në rajon nga Fondi i Garancisë

Mbi 22 milionë euro është vlera që ka përfituar Kosova nga Fondi i Garancisë për Ballkanin Perëndimor të BE-së dhe KfW në Mbështetje të Qëndrueshmërisë së Ndërmarrësve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, duke u renditur kështu si shteti me përfitimin më të madh në rajon.

Kjo u bë e ditur nga zyra e BE-së në Prishtinë e cila i ka shpërndarë edhe fotografitë nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes.

Lexo më shumë  Mbyllet konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj, për 300 vende të lira kanë aplikuar 1658 persona

“Qëllimi i kësaj nisme është të mundësojë përshkallëzimin e investimeve në fusha që kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik dhe integrimin rajonal, në veçanti duke rritur konkurrencën e rajonit dhe krijimin e vendeve të punës”, thuhet në publikimin që ka bërë zyra e BE-së.

Ata kanë uruar Fondit Kosovar të Garancisë Kreditore për siç kanë thënë iu bashkuan në këtë përpjekje jetike.

“Urime Fondit Kosovar të Garancisë Kreditore që na është bashkuar në këtë përpjekje jetike duke nënshkruar marrëveshjen prej 22,1 milionë euro! Roli juaj në shpërndarjen e këtyre fondeve të garancisë kreditore është thelbësor për rritjen e ekonomisë së Kosovës”, thuhet ndër të tjera aty.

Kjo nismë është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe qeveria gjermane nëpërmjet Bankës për Zhvillim KfW.

Rruga Press

YouTube player