Bota

Zvicra u bë një terren pjellor për spiunët rusë

Agjencia më e lartë e inteligjencës e Zvicrës thotë se të paktën një e treta e 220 zyrtarëve të akredituar rusë janë spiunë.

Ndërsa spiunimi rus në vende të tjera në Evropë dhe Amerikën e Veriut u dobësua nga dëbimi I tyre, agjentët rusë vazhduan të operojnë në Bernë, kryeqytetin zviceran, dhe në misionin e Moskës në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, tha FIS në raportin e saj vjetor.

Lexo më shumë  Si e orkestruan Trumpi dhe Vance rikthimin e Jensen Huangut në krye të Nvidia-s

“Në Evropë, Zvicra është një nga vendet me numrin më të madh të agjentëve të inteligjencës ruse që operojnë nën mbulimin diplomatik, pjesërisht për shkak të rolit të saj si mikpritëse e organizatave ndërkombëtare”, thuhet në raportin e publikuar të hënën.

OKB-ja ka qendrën e saj evropiane në Gjenevë, dhe qyteti gjithashtu pret disa agjenci të OKB-së dhe organizata ndërkombëtare. Qindra diplomatë janë të vendosur në qytet ose mblidhen rregullisht për takimet kryesore.

Lexo më shumë  Zelensky: Pranimi i Ukrainës në NATO është më efektiv sesa garancitë e sigurisë

“Nga rreth 220 personat e akredituar si staf diplomatik ose tekniko- administrativ në misionet ruse në Gjenevë dhe Bernë, ndoshta të paktën një e treta punojnë për shërbimet e inteligjencës ruse,” tha në një konferencë shtypi shefi i FIS, Christian Dussey. /kosovapost/

Rruga Press

YouTube player