Lajme

Berisha: Në tetor fillon gjyqi i McGonigal, Rama do dëshmojë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se në muajin tetor “Ramës do t’i hiqen petët e lakrorit”, duke theksuar se kreu i qeverisë e ka vendin në burg.

“Gjykimi i çështjes McGonigal nis në tetor, në të cilën hapen të dhënat”, u shpreh Berisha, duke shtuar se Rama do të ulet për të dëshmuar për lidhjet e tij të zeza dhe se nuk shpëton dot nga kjo aferë e tmerrshme.

“Nuk ka forcë që shpëton. Ndaj ai vërtitet. Për ironi të tij, për fatin më të zi të tij, mund t’ju them se e vetmja gjë globale është kalimi te afera McGonigal. Gjykimi i çështjes nis në tetor. Dhe është caktuar tetori si një datë në të cilën hapen të dhënat dhe hiqen petët e lakrorit. Edi Rama ulet për të dëshmuar për lidhjet e tij të zeza. Mund t’u them këtu se Mcgonigal ka kërkuar gjykim të shkurtuar në dokumentin që kam në i-pade. Nuk është e qartë akoma nëse gjykatësit kanë pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar. Gjykatësit po shqyrtojnë kërkesën. Kjo është një zhvillim tjetër në këtë proces.

Këto kisha unë për aferën e tmerrshme nga e cila Rama nuk shpëton dot. Kjo është publike. Është e qartë, më është dërguar nga një mik. Ata më kanë informuar se pasi e kanë zbërthyer. McGonigal ka dërguar të dhënë për opozitën në një kohë kur qenë në detyrë. Bilalit për 70 mijë dollarë, e dënuan me 4 vite, kurse qytetarin që kishte dhënë dollarët, e dënuan me 5 vite burg. Fotografia nuk është bërë në takim me Obamën, por jashtë. Pasi do të kishte qenë më e rëndë. Rama është i pashpresë. Atij sipas urdhrit të dhënë, që ka botuar Insider, i është hetuar çdo e-mail, çdo komunikim”, paralajmëroi Berisha.

Lexo më shumë  Ministri Aliu siguron se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

Rruga Press

YouTube player