Bota

Zvicra sekuestron vilën e oligarkut rus, mik i besuar i Putinit

Autoritetet zvicerane kanë sekuestruar një shtëpi luksoze malore që besohet se është në pronësi të oligarkut rus Petr Aven, i cili është aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, raporton Reuters.

Apartamenti me tre dhoma gjumi ndodhet në katin e pestë të një kompleksi luksoz në një rezort golfi në Bernese Oberland piktoresk, i rrethuar nga malet me dëborë, sipas gazetës NZZ am Sonntag.

Lexo më shumë  BE u bën thirrje vendeve anëtare të frenojnë kërkesën për naftë: Përgatituni për ndërprerje të zgjatura

Aven, 67 vjeç, është i besuar i ngushtë i Putinit dhe aksioner kryesor i grupit që zotëron bankën më të madhe private të Rusisë, Alfa.

Muajin e kaluar, ai tha se do të kundërshtonte sanksionet “të rreme dhe të pabaza” të BE-së të miratuara nga Zvicra. Zvicra, një vend që tradicionalisht ka zgjedhur një politikë neutraliteti, është një qendër kryesore tregtare për mallrat ruse.

Lexo më shumë  Protestojnë studentët në Beograd, përplasen me policinë

Vlerësohet se bankat zvicerane mbajnë deri në 213 miliardë dollarë (161 miliardë £) të pasurisë ruse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *