Lajme

Zvicra konfirmon heqjen e regjimit të vizave për Kosovën

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari 2024 do të mund të udhëtojnë pa viza edhe për në Zvicër. Sekretariati Shtetëror për Migrim ka treguar se qytetarët me pasaportë të vlefshme do të mund të hyjnë në Zvicër pa vizë për 90 ditë.

Sekretariati Shtetëror për Migrim ka konfirmuar se nga 1 janari 2024, shtetasit e Kosovës me pasaportë të vlefshme do të mund të hyjnë në Zvicër pa vizë për 90 ditë

Më 18 prill Parlamenti Evropian ka miratuar heqjen e regjimit të vizave për Kosovën. Kështu, nga viti i ardhshëm, mbajtësit e pasaportës së Kosovës do të mund të hyjnë në Bashkimin Evropian dhe në zonën Shengen, ku përfshihet edhe Zvicra, dy herë në vit për 90 ditë pa vizë.

Prandaj, të njëjtat rregulla hyrjeje do të zbatohen në të ardhmen edhe për Kosovën, sikur për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Sekretariati Shtetëror për Migrim ka konfirmuar për SRF se nga 1 janari 2024, shtetasit kosovarë me pasaportë të vlefshme do të mund të hyjnë në Zvicër pa vizë për 90 ditë.

Lexo më shumë  Arsyeja e vizitës së presidentit kinez në Beograd është shumë më e thellë: Xi Jinping do ta ftojë Serbinë të anëtarësohet në BRICS

Duke qenë se edhe Zvicra është pjesë e Shengenit dhe për më tepër është “shtëpi” e një komuniteti të madh shtetasish të Kosovës, vendimi më i ri preokupon shtetin helvetik në mënyrë plotësuese. Kështu, krahas përkrahjes së këtij vendimi, duke e quajtur madje të vonuar, nga ana e bashkëkryetarit të SP-së, pati edhe reagime negative, si ai i bashkëkryetares (FDP) së Grupit të Miqësisë Zvicër-Kosovë, në Parlamentin e Zvicrës.

Ndërsa redaktori për çështje ndërkombëtare i SRF-së, Janis Fahrländer ka thënë se është një hap i madh dhe mbi të gjitha një lehtësim i madh për popullin e Kosovës.

“Deri më tani, kosovarëve u është dashur t’i nënshtrohen një procesi kompleks vizash me tarifa të larta për çdo udhëtim në zonën Shengen, qoftë për biznes apo privatisht. Pastaj ata shpesh presin me javë të tëra për një vizë, pa asnjë garanci se do të kenë sukses. Kjo i bën të pamundura vizitat afatshkurtra, urgjente për shembull për raste si varrimi i të afërmve”.

Lexo më shumë  Blerim Devolli humb gjyqin me Avokaturën Shtetërore, me përmbarues do t’i merren 1.3 milion euro

Qytetarët e Kosovës deri  më tani, ose më saktësisht deri më 1 janar të vitit 2024, janë të vetmit në Ballkan që u duhen viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian.

E për ta marrë një vizë qytetarët kanë shpenzuar goxha para.

Sipas një hulumtimi të bërë nga Grupi për Ballkanin, qytetarët e Kosovës kanë paguar mesatarisht 165 euro për aplikimin për vizë Schengen.

Komisioni Evropian në vitin 2018 kishte propozuar liberalizimin e vizave për Kosovën. Edhe Parlamenti Evropian e kishte mbështetur këtë vendim, mirëpo vendet si Franca dhe Holanda nuk ishin të pajtimit. Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk e kanë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Schengen./Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *