KryesoreLajme

Zulfaj për bllokimin e qytetarëve në Serbi: Putini i vogël s’mund ta përballojë suksesin e Kosovës

Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke iu referuar si “Putini i vogël”, s’mund ta përballojë suksesin e Kosovës dhe për këtë arsye, siç thotë ai, ka vendosur t’i ndalojë qindra kosovarë.

Qindra kosovarë kanë mbetur të bllokuar në pikëkalimet kufitare me Serbinë që nga orët e vona të së martës. Atyre u janë marrë dokumentet, ndërsa nuk u është dhënë ndonjë arsyetim për ndalimin.

Zulfaj ka thënë se reagimi i Serbisë vjen pas suksesit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim. Kjo është shkelje e hapur e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes në Procesin e Berlinit midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekje për të përshkallëzuar tensionet”, ka shkruar Zulfaj në “X”.

Lexo më shumë  Gërvalla: Ndryshimi i kufijve mund të nisë një luftë në Ballkan  
YouTube player