Lajme

“Bllokimi i qytetarëve të Kosovës”, Von Cramon: Serbia të ndalojë së turpëruari veten, të sigurohet liria e lëvizjes

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar pas bllokimit të autobusëve kosovarë nga Serbia në kufirin me Kroacinë e me Hungarinë.

Ajo ka thënë se Serbia duhet të ndalojë së turpëruari vetën dhe menjëherë t’i lë qytetarët e Kosovës të kalojnë kufirin.

“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari vetën dhe menjëherë t’i lë udhëtarët të kalojnë kufirin. Liria e lëvizjes për të gjithë duhet të sigurohet, pa diskriminim në baza kombësie” ka shkruar Von Cramon në “X”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës
YouTube player