KryesoreLajme

Zulfaj: Jemi gati për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian

Kryenegociatori i Kosovës për Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka thënë se ky post që e mban është sinjal që Kosova është e gatshme për të hapur negociatat me Bashkimin Evropian.

Zulfaj në emisionin “Interaktiv” në KTV, ka deklaruar se Kosova përveç se të marrë statusin kandidat është e gatshme edhe për hapje të negociatave.

“Mendoj se është edhe sinjal që po kalon Kosova në procesin e zgjerimit. Ne jemi të gatshëm për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Përveç se jemi gati për marrjen e statusit kandidat i cili nuk duhet të jetë larg vendimit për hapjen e negociatave, sepse tashmë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë avancuar në këtë proces dhe kanë vendim për hapjen e negociatave. Dy prej tyre janë më përpara në këtë proces, Shqipëria dhe Mali i Zi”, ka thënë Zulfaj.

Lexo më shumë  Rikthehet Arben Ahmetaj - Të hënën nxjerr audio-përgjime mbi skandalet e qeverisë Rama

Zulfaj ka shtuar se as vetë Bashkimi Evropian, nuk e mohon që “Kosova nuk ka ndonjë kriter për të plotësuar për të marrë statusin kandidat”.

Në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës që mbahet në javën e parë të majit, ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka deklaruar se Kosova nuk mund ta marrë automatikisht statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi duhet t’i bindë të 27 shtetet anëtare të BE-së.

Lexo më shumë  Kusari-Lila: 6 deputetët e LDK-së e kanë problemin me Kurtin, jo me kandidatin për president

Palatova theksoi se Kosova duhet të vazhdojë të dëshmojë standarde demokratike dhe stabilitet institucional.

YouTube player