Bota

Zonja e Parë e Ukrainës shprehet se dhënia e territorit ukrainas hap edhe më shumë oreksin e Rusisë

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska gjatë një interviste për mediat amerikane tha se dhënia e territorit ukrainas Rusisë do të thotë “heqja dorë nga liria”.

“Ukrainasit nuk mund t’i pranojnë normalisht kërkesat e liderëve botërorë. Nuk mund të heqësh dorë thjesht nga… pjesë të territorit tënd është si të heqësh dorë nga liria,”-tha ajo.

Sipas CNN, Zelenska tha gjithashtu se edhe nëse Ukraina heq dorë forcat ruse nuk do të ndalojnë kurrë por do të nisin sulme të reja. 

Lexo më shumë  SHBA-ja paralajmëron Izraelin se do t’i jap Hamasit një fitore strategjike nëse fillon ofensivën në Rafah

“Edhe sikur të merrnin territore në konsideratë, sulmuesi nuk do të ndalej. Do të vazhdonte të ushtronte presion, do të shkonte më tej e më tej, do të vazhdonte të niste gjithnjë e më shumë sulme kundër territorit tonë,” -tha Zelenska.

Lufta në Ukrainë sot është në ditën e 99-të. Ndërkohë ushtria ruse ka avancuar në lindje dhe në këtë fazë të luftës duket i pandalshëm. Tensionet mes Moskës dhe Washingtonit, pasi Joe Biden njoftoi dje se SHBA do të furnizojë Ukraniën me raketa “Hiamrs”, me rreze të mesme  të teknologjisë së lartë.

Lexo më shumë  SHBA-ja ndan edhe 400 milionë dollarë për Ukrainën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *