Lajme

Zjarri në Dropull, shpërthejnë 10 mina të Luftës së Dytë Botërore

10 mina të Luftës së Dytë Botërore kanë shpërthyer në fshatin Radat të Dropullit.

Mësohet se predhat kanë shpërthyer si pasojë e nxehtësisë së zjarrit që përfshiu bimësinë e kësaj zone paraditen e sotme.

Nga ngjarja në fjalë nuk bëhet me dije nëse janë shkaktuar dëme në njerëz apo materiale.

Zona ku ndodheshin minat është e pabanuar, por forcat e zjarrfikëseve dhe efektivët e Forcave të Armatosura janë në terren duke luftuar me flakët. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *