Lajme

Tërhiqet nga festa e birrës në Korçë edhe Krasniqi i “Ilirët”

Në festën e birrës në Korçë mund të performojë Goran Bregovic, por nuk do të ketë asnjë këngëtar nga Kosova. I fundit që ende nuk kishte deklaruar tërheqjen ishte Shemsi Krasniqi, i grupit “Ilirët”, i cili njoftoi mospjesëmarrjen, duke iu bashkuar kështu qëndrimit të mëparshëm të Capital T, Dafina Zeqirit, grupit “NA” dhe Dren Abazit.

“Unë e kam menduar se kjo ka lidhje me art, por po e shoh që kjo nuk ka lidhje fare me art. Këtu kam gabuar pak dhe e pranoj gabimin tim se unë jam muzikant, nuk jam politikan.

Lexo më shumë  “Nuk prisnim që në 2026 Osmani të pushtonte Vlorën”/ Shehaj: Ramës i ka ardhur fundi, i fali kompanisë 88.8 ha tokë publike

Kjo ka marrë një konotacion politik dhe unë kam vendosur që për këtë shkak të tërhiqem nga ky event. Kam pasur dëshirë të flaktë të shkoja në Korçë se nuk kam kënduar kurrë në këtë qytet.

Kam dashur ta këndoj atje këngën “Xhamadani vija vija”, këngën e Adem Jasharit. T’ja këndoj masës, por për shkak të të gjitha rrethanave që kanë ndodhur unë nuk do të shkoj në Korçë.

Lexo më shumë  “Akuzat për korrupsion dhe mungesë transparence”/ Reuters jehonë revoltës së shqiptarëve: Protestat, provë për kryeministrin Rama!

Vetëm nëse ndodh diçka dhe Bregovic nuk do të marrë pjesë, padyshim që do të jem aty!, është shprehur këngëtari.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *