Lajme

Zjarri i madh djeg disa shtëpi në Lezhë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kalivaçit në Lezhë, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe zonën e banuar.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, të favorizuara nga era e fortë që po përfshin zonën. Situata paraqitet e vështirë, pasi zjarri ka depërtuar pranë dhe në zona të banuara.

Lexo më shumë  “Nuk na përfaqësoni”, tensione në protestën para Kuvendit dhe Ministrisë së Brendshme: Shoqërohen disa qytetarë

Si pasojë e flakëve, raportohet se janë djegur edhe disa banesa.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat përkatëse pritet të vijojnë ndërhyrjen për vënien nën kontroll të zjarrit dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të flakëve. 

YouTube player