Zjarrfikësi i Deçanit: Jemi tek hyrja e tunelit të Kalimashit, ka vatra zjarri të jashtëzakonshme, Do ndërhyjmë në mëngjes
Për t’i ndihmuar autoritetet lokale në Kukës në luftimin e zjarreve atje, janë edhe tre zjarrfikës nga komuna e Deçanit.
Zjarrfikësi nga kjo komunë, Arianit Hamza tha se intervenimi i tyre do të fillojë nesër në mëngjes.
“Gjendemi tek hyrja e tunelit të Kalimashit, gjendja është alarmante. Ka vatra zjarri të jashtëzakonshme. Ka zjarre masive dhe për shkak se ne nuk e njohim mirë terrenin, e kemi lënë që nesër në ora gjashtë me intervenu”, tha ai për Klan Kosova.
Hamza tha se në Kukës janë nisur pas intervenimit tek pesë zjarre në Komunë e Deçanit.
“Ne sapo kemi ardhur nga zjarri në komunën tonë në Deçan, pesë zjarre i kemi pas atje veç brenda dite”, shtoi Hamza.
Nga Komuna e Deçanit janë tre zjarrfikës, ndërsa nga e gjithë Kosova janë gjithsej 33.
Rruga Press