Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat
Në ditën e 14, në malin e Karaburunit, zjarret kanë qenë aktive dhe disa vatra të rrezikshme.
Deri në orët e para të ditës zjarrfikës, ushtarë dhe banorë të Dukatit kanë luftuar me flakët të cilat të ndihmuara dhe nga era kanë përparuar me shpejtësi duke djegur shkurre dhe pyje, por duke rrezikuar dhe jetët e punonjësve dhe ushtarëve.
Situata është kritike shprehen banorët pasi zjarri ka përparuar në lartësinë e malit duke iu afruar zonës së qujatur Gropat e Pirit të cilat janë me pyje të dendura duke rrezikuar Llogoranë.
Në orët e para të ditës ka nisur punën dhe një helikopter me dy helika i cili ka bërë disa rrugë duke hedhur ujë mbi fshatin Dukat. Era që fryn në atë zonë favorizon flakët . Ndërkohë dhe zona në Gropat e Pirit ka prezencë të zjarrit, atje po punohet me ushtarë dhe punonjës së ADZM për shuarjen.
Rruga Press