Bota

Francë, vazhdojnë protestat kundër pasaportës së vaksinimit

Në Francë nuk ndalen protestat kundër përdorimit të detyrueshëm të pasaportës së vaksinimit.

Është e java e katërt rresht që protestuesit mblidhen në sheshet e qyteteve te ndryshme duke e quajtur pasaportën e vaksinimit anti shëndetësore dhe një dokument që shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Dy ditë më parë Franca kaloi një ligj që zgjeron hartën e vendeve ku duhet dëshmia shëndetësore për të hyrë si në kafene, restorante, udhëtimet të gjata dhe në disa raste edhe spitale. Deri tani lista përfshinte kinema, salla koncertesh dhe parqe me një kapacitet mbi 50 njerëz.

Lexo më shumë  Provokoi protesta dhe përleshje në parlament – Borrell denoncon ‘ligjin rus’ të Gjeorgjisë dhe kërkon tërheqjen e tij

Disa persona dolën në protestë edhe kundër vendimit të qeverisë për vaksinim të detyrueshëm të punonjësve të shëndetësisë.

Megjithatë sondazhet në Francë tregojnë se shumica e njerëzve i mbështesin pasaportat shëndetësore që u lëshohen si individëve të vaksinuar apo dhe atyre që japin prova se e kanë kaluar kovidin.

Mbi 36 milionë banorë apo 54% e popullsisë janë të vaksinuar plotësisht.

Lexo më shumë  Kryeministri sllovak në gjendje të rëndë si pasojë e plagosjes me armë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *