Lajme

Zjarr në zyrat e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë

Objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore e ka kapluar zjarri mëngjesin së martës.

Burime të “Betimi për Drejtësi” brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se është djegur zyra e Arsim Gërxhaliut. Po ashtu, dyshohet se janë djegur edhe disa zyra tjera.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se dy zyra janë përfshirë nga zjarri dhe se nuk raportohet për të lënduar.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Zvogëlimi i barrës administrative është prioritet i Qeverisë

Sipas saj zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin.

“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ajo.

Lexo më shumë  Banka Botërore mbështet përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë

Rruga Press

YouTube player