Bota

Zjarr i madh në Amerikë, 2 mijë banorë braktisin shtëpitë e tyre

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Arizona të SHBA-ve, duke djegur të paktën 24 ndërtesa.

Flakët e zjarrit janë përhapur në përmasa të mëdha nga era e fortë.

Si rrjedhojë mbi 2 mijë banorë rreth zonës janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për arsye sigurie, pasi flakët po përhapen shumë shpejt.

Zjarri, i quajtur “Zjarri i Tunelit”, përfshiu Arizonën verilindore, duke djegur kodra 23 milje në veri të Flagstaff dhe duke shkrumbuar më shumë se 66,000 hektarë tokë, sipas Inciweb Fire Information System.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *