BotaKryesore

Përgjysmohet deri në verë – Ja kur ndalon plotësisht importi i naftës ruse në Gjermani

Gjermania ka thënë se do ta ndalojë importin e naftës nga Rusia deri në fund të vitit, raportoi BBC-ja të mërkurën.

“Do ta përgjysmojmë naftën deri në verë dhe do të jemi në zero në fund të vitit, dhe më pas do të vijë gazi”, ka thënë ministrja gjermane e Jashtme, Annalena Baerbock.

Gjermania aktualisht blen 1/4 e naftës së saj dhe 40% të gazit nga Rusia dhe ka paralajmëruar se do të përballet me recesion nëse furnizimet ndalojnë papritur.

Lexo më shumë  Kurti pret në zyrë ambasadorët e QUINT-it

SHBA-ja tashmë ka ndaluar importet ruse të naftës, kurse Britania planifikon t’i largojë deri në fund të vitit.

Bashkimi Evropian ka thënë se do të kalojë në furnizime alternative dhe se do ta bëjë Evropën të pavarur nga energjia ruse “përpara vitit 2030”.

Gjermania ka ndaluar fillimin e një gazsjellësi të madh rus, Nord Stream 2, për shkak të fillimit të luftës nga Rusia në Ukrainë.

Lexo më shumë  Rusët u dërguan në bazën ajrore të Nigerit të pushtuar nga trupat amerikane

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *