BallinaLajme

Ziadin SELA:SHQIPTARË KUDO QË NDODHENI PAQSHIM VIT TË MBARË

Të nderuar vëllezër dhe motra, të nderuar qytetarë të Maqedonisë së Veriut, të nderuar shqiptarë kudo që ndodheni: në Maqedoni , Shqipëri, Kosovë, Preshevë Mal të Zi e diasporë, më lejoni t’ju uroj Vitin e Ri 2021,me shpresën më të madhe që ky vit të sjell para se gjithash shëndet, gëzime, lumturi,e mirëqenie në familjet tona, me shpresë që kjo pandemi do largohet sa më parë dhe do krijohen kushte për jetë normale.

Lexo më shumë  Kosova nuk është protektorat, është një shtet sovran/ Woelk: Sasia e ndërhyrjeve në punët e Kosovës është absurde dhe e patolerueshme

Gjithashtu, me sinqeritetin më të madh Ju bëj thirrje që bashkarisht të jemi të kujdesshëm gjatë këtyre ditëve festive duke i respektuar masat kundër përhapjes së Covid 19, sepse vetëm ashtu mund ta mbrojmë veten, familjen dhe të tjerët.

Gëzuar për një vit të mbarë, e mos u ktheftë ky që po e lëmë pas.

Gëzuar!

YouTube player