Lajme

Jep dorëheqjen Ziadin Sela, shkak bëhen zgjedhjet në Tetovë

Ziadin Sela ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët.

Lajmin ai e dha në konferencën e sotme për shtyp në Tetovë, ku tha se dorëheqja e tij vjen si pasojë e rezultatit në zgjedhjet për këshilltar komunal në Tetovë, ku ASH-ja nuk arriti të marrë asnjë këshilltarë.

“Unë i qëndroj asaj që kam thënë që edhe gjatë fushatës, që Tetova nuk është vetëm një komunë, Tetova nuk është vetëm një qytet, është për tej kësaj, të paktën kështu duhet të jetë. Kam dëgjuar që kanë qarkulluar zëra dhe informacione nëpër portale, po është e vërtet. Unë nga ky moment jap dorëheqje të parevokueshme nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët”, deklaroi Sela.

Lexo më shumë  Qeveria miratoi Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2025-2027

I pyetur nëse do të jetë kandidat për kryetarë sërish, Sela tha se këtë nuk e lejon statuti i partisë, ndërsa pohoi se bashkë me dorëheqjen e tij “pushon së funksionuari edhe kryesia e partisë”, e zgjedhur nga ai. /news33.tv

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *