KryesoreLajme

Zhupa: Qeveria shkel ligjin që miratoi! Çon fadromat në Vlorë në mes të sezonit turistik

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka akuzuar qeverinë se po dëmton turizmin dhe ekonominë lokale me aksionet e ndërmarra në Vlorë, në kulmin e sezonit veror.

Në një postim në rrjete sociale, Zhupa shkruan se vetëm pak javë pas miratimit të ligjit që ndalon punimet gjatë sezonit turistik, makineritë e shtetit janë rikthyer në terren, duke krijuar, sipas saj, zhurmë, pluhur dhe kaos.

Lexo më shumë  Reforma Territoriale ‘shkrin’ edhe bashkitë me mbi 25 mijë banorë

Deputetja kujtoi se gjatë diskutimeve në Komisionin për Turizmin kishte ngritur shqetësimin se qeveria mund të mos e zbatonte vetë ligjin që propozoi. Sipas saj, zhvillimet e fundit në Vlorë e kanë vërtetuar këtë paralajmërim.

“Çfarë vlere ka ky ligj, kur qeveria e konsideron veten mbi ligjin? Si ka mundësi që makineritë e privatit prishin sezonin, ndërsa ato të qeverisë jo?”, shprehet Zhupa në reagimin e saj.

Lexo më shumë  Mbahet mbledhja e parë e Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive

Sipas deputetes demokrate, aksionet me fadroma në mes të sezonit turistik dëmtojnë jo vetëm qytetarët, por edhe ekonominë lokale, bizneset dhe besimin e turistëve që zgjedhin Shqipërinë si destinacion për pushime.

YouTube player