KryesoreLajme

ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror

Në kulmin e sezonit veror dhe në një nga periudhat me fluksin më të lartë të lëvizjeve, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në autostradën Tiranë-Durrës.

Kufizimi do të zbatohet gjatë netëve të 6 dhe 7 gushtit, për shkak të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të ri të Kasharit, ndërsa drejtuesit e mjeteve do të duhet të ndjekin itinerare alternative.

Lexo më shumë  Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se bllokimi do të zbatohet nga ora 00:00 deri në 04:30, periudhë gjatë së cilës do të realizohet montimi i trarëve metalikë të mbikalimit.

Ndërprerja e qarkullimit do të prekë dy korsitë në drejtimin Durrës–Tiranë. Për të shmangur vështirësitë në lëvizje, automjetet që udhëtojnë drejt Tiranës, Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe Kosovës do të devijohen përmes rampave të autostradës Thumanë–Kashar.

Lexo më shumë  “Rama jep dorëheqjen” - Protestuesit grumbullohen para Kryeministrisë
YouTube player