KryesoreLajme

Zhbllokohet bartja e të hyrave vetanake për Prishtinën, Murati: Atë që nuk e bëri Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e bëri Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin Komunal

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas votimit të bartjes së të hyrave vetanake në Kuvendin Komunal të Prishtinës, duke theksuar se këtë veprim e realizuan asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Murati tha se ajo që, sipas tij, nuk u bë nga Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja në Kuvendin e Kosovës, u realizua nga VV-ja në nivel komunal, me qëllim që të zhbllokohen pagesat për shërbimet publike esenciale në kryeqytet.

Lexo më shumë  Maqedonci takon zyrtaren e USEUCOM-it, diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit në mbrojtje

“Sot, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje e votuan bartjen e të hyrave vetanake në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Pra atë që nuk e bëri Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e bëri Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin Komunal, për të zhbllokuar pagesat për shërbimet esenciale publike”, shkroi Murati.

Ai shtoi se VV-ja ka dëshmuar edhe një herë se prioritet i saj mbeten interesat e qytetarëve.

Lexo më shumë  Kontrolle në veri të Kosovës, mbyllen shtatë biznese për shkelje ligjore
YouTube player