Bota

Zgjerohet skandali i korrupsionit në Bruksel, u hiqet mandati dy eurodeputetëve

Në Bruksel sa vjen e zgjerohet skandali i korrupsionit. Duke premtuar ndëshkimin e përgjegjësve, kryetarja e Parlamentit Europian ka ndërmarrë lëvizjet e para për t’u hequr imunitetin dy eurodeputetëve të tjerë që rezultojnë të përfshirë në skemën e lobimit për Katarin dhe Marokun.

Kryetarja e Parlamentit, Roberta Metsola ndërmori një procedurë urgjente për t’i hequr mbrojtjen ligjore dy ligjvënësve, pas një kërkese të autoriteteve gjyqësore belge.

Skandali u zbulua në dhjetor, me arrestimin e euro-deputetes greke Eva Kaili, e cila akuzohet se ka pranuar shuma të mëdha parash për të lobuar në favor të Katarit dhe Marokut në Parlamentin Evropian.

Lexo më shumë  Zbulohen 392 palestinezët e varrosur të gjallë nga ushtria izraelite në varrezat masive të spitalit Nasser

Autoritetet kanë zbuluar se politikanë të tjerë janë përfshirë në skemën e korrupsionit dhe hetimet mbi çështjen vazhdojnë.

“Që nga momenti i parë, Parlamenti Evropian ka bërë gjithçka që është në pushtetin e tij për të asistuar hetimet dhe do të vazhdojë të garantojë se nuk do të ketë pandëshkueshmëri”, deklaroi Metsola.

Ajo theksoi se, personat përgjegjës do ta kuptojnë shumë shpejt se Parlamenti është në anën e ligjit.

Lexo më shumë  Zvicra “del” nga neutraliteti, paketë ndihme prej 4.4 miliardë paundsh për Ukrainën

Ditën e hënë, Metsola bëri gjithashtu të ditur se u ka kërkuar të gjitha zyrave dhe komisioneve që ta kthejnë procesin e heqjes së imunitetit në prioritet, me qëllim që ai të përfundojë brenda 13 shkurtit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *