KryesoreLajme

Zgjerohet skandali i izraelitit Ron Yeffet – Del përgjimi: Shkoni në Vlorë dhe bëni çfarë të doni”

“Shkoni në Vlorë dhe shikoni, bëni çfarë të doni, më pas do të merrem unë me ta” është fjalia më e fortë e përgjimit të dytë të Ron Yeffet, biznesmenit izraelit që shfaqet në audiot e publikuara nga “Çim Peka LIVE”, të siguruara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Nëse në përgjimet e para Yeffet fliste për tregtinë e armëve dhe shfaqej me akses të pazakontë në sektorin e Mbrojtjes, këtë herë ai shfaqet kompetent për një tjetër pasuri strategjike të Shqipërisë: gazin.

Ukrainasit që bisedojnë me Yeffet kërkojnë informacion për puset dhe rezervat e gazit dhe përpiqen të kuptojnë se si mund të hyjnë në këtë biznes.

Në këtë hartë hyn edhe Delvina Gas Company. Sipas Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, marrëveshja për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e gazit të Delvinës hyri në fuqi më 24 gusht 2007. Operatori fillestar ishte Stream Oil & Gas, më pas TransAtlantic Petroleum dhe, prej vitit 2016, operator është Delvina Gas Company. Licenca rezulton ende në fazën e zhvillimit dhe prodhimit.

Në gusht 2016, përmes një instrumenti transferimi të firmosur mes Albpetrol, AKBN, TransAtlantic Albania dhe Delvina Gas Company, kësaj të fundit iu transferuan 100% e interesave të marrëveshjes hidrokarbure dhe licencës për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në Bllokun e Delvinës. Bëhet fjalë për pasuri nëntokësore të shtetit, shfrytëzimi i të cilave zhvillohet përmes licencave dhe marrëveshjeve hidrokarbure të miratuara nga institucionet shtetërore.

Por nga mënyra se si flet Ron Yeffet, ligjet për rregullimin e pasurive nëntokësore të Shqipërisë janë thjesht fasadë. Në realitet, Yeffet del garant për çfarëdo marrëveshje që kërkohet.

Kur një nga bashkëbiseduesit. Tatiana, gruaja që shërben si përkthyese në bisedë, propozon procedurën më normale të mundshme: t’i kërkohet informacion zyrtar Ministrisë së Energjisë, miku i Ramës ia rrëzon konceptin e negociatave ligjore me qeverinë.

Lexo më shumë  ShBA-ja konfirmon për herë të parë se kanë vendosur armë hapësinore

“Jo, jo, asnjë letër zyrtare. Jo! Shikoni, shikoni, shkoni në Vlorë dhe shikoni, bëni çfarë të doni, më pas do të merrem unë me ta. Nuk do të dërgoni asnjë letër, nuk do të dërgoni asgjë. Informacioni është për ne, jo për ministrinë.” dëgjohet të thotë Yeffet.

Kuptohet se Yeffet kundërshton shprehimisht kontaktet me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Partnerët duhet të shkojnë vetë në terren, të kontrollojnë, të pyesin dhe të mbledhin informacion. Pastaj, për hallkën shtetërore, do të kujdesej ai.

Diskutimi i biznesit për gazin dhe puset, një sektor ku informacioni teknik, licencat, marrëveshjet hidrokarbure dhe miratimet kalojnë domosdoshmërisht përmes institucioneve shtetërore humbin kuptim. Yeffet shkon edhe më tej dhe flet si një sekser që ka në dorë shtetin.

“Mbështetuni te unë për Ministrinë e Energjisë. Do të shkojmë në Ministrinë e Energjisë, do të flasim me ta për çdo gjë, por mos e përmendni emrin tim në Vlorë.”

Në janar 2026, kur sipas materialit të publikuar u zhvillua kjo bisedë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë drejtohej nga Belinda Balluku.

Mbetet ende për t’u sqaruar se për cilin aset apo marrëveshje konkrete flasin Yeffet dhe bashkëbiseduesit e tij dhe nëse interesi i tyre lidhej drejtpërdrejt me Delvina Gas Company, me asetet e saj apo me një projekt tjetër hidrokarbur. Përgjimi i dytë e zgjeron ndjeshëm skandalin e Ron Yeffet. Pas armëve dhe Mbrojtjes, biznesmeni izraelit shfaqet tani në një bisedë për gazin dhe energjinë, duke pretenduar përsëri se institucionet shqiptare nuk përbënin ndonjë pengesë serioze për planet e tij.

Pjesë nga përgjimi që zgjat 3 orë:

Tatiana: Do të përgatisim një letër zyrtare për Ministrinë e Energjisë, që të arrijmë informacion për gazin në Vlorë. Një letër zyrtare.

Ron Yeffet: Përse? Jo, jo, asnjë letër zyrtare. Jo! Shikoni, shikoni, shkoni në Vlorë dhe shikoni, bëni çfarë të doni, më pas do të merrem unë me ta. Nuk do të dërgoni asnjë letër, nuk do të dërgoni asgjë. Informacioni është për ne, jo për ministrinë.

Lexo më shumë  Daja i Zegjine Çaushit përdh*non 34-vjeçaren dhe i masakron babanë, rrëfimi tronditës

Tatiana: Dakord. Çështja është thelbësore, ajo që na tha ajo është thelbësore. Të bazohemi vetëm në një vizitë në vend do të ishte joeficiente, e pamjaftueshme. Një inspektim fizik, kompania nuk do të kuptonte asgjë.

Ron Yeffet: Mbështetuni te unë për Ministrinë e Energjisë. Do të shkojmë në Ministrinë e Energjisë, do të flasim me ta për çdo gjë, por mos e përmendni emrin tim në Vlorë.

Tatiana: Dakord.

Ron Yeffet: Dakord. Ju do të përfaqësoni një kompani amerikane.

Tatiana: Dakord.

Ron Yeffet: Do të kontrolloni, do të pyesni për çdo gjë dhe ata do të bashkëpunojnë. I thashë asaj të vijë të hënën, të qëndrojë këtu. Do të shkoni në ministri një, dy, tre herë.

Tatiana: Mendoj se ajo do të vijë të mërkurën.

Ron Yeffet: Nëse ajo vjen të hënën dhe qëndron, sepse ajo nuk do të jetë të mërkurën dhe të premten, askush nuk punon këtu. Nuk është eficiente, të jemi më eficientë.

Tatiana: Dakord.

Ron Yeffet: Nëse jo të mërkurën, ata vijnë të premten, asgjë nuk ndodh dhe ajo duhet të qëndrojë këtu derisa të përfundojmë. Unë dua ta përfundojmë, ju duhet të kuptoni, kam nevojë të filloj. Ne duhet të mbyllim marrëveshje.

Tatiana: Ai po vjen nga Johannesburg. Të hënën do të jetë këtu, nga e marta në mëngjes.

Ron Yeffet: Por ai nuk largohet deri në fundjavë.

Tatiana: Dakord.

Rruga Press

YouTube player