Lajme

Zgjedhjet në Kosovë/ Nesër hapet votimi me postë për Diasporën

Nesër (e mërkurë) do të fillojë periudha e votimit me postë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Gjithë votuesit jashtë vendit do të kenë mundësinë që deri më 15 tetor të votojnë përmes postës.

Nesër (e mërkurë) do të fillojë periudha e votimit me postë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Gjithë votuesit jashtë vendit do të kenë mundësinë që deri më 15 tetor të votojnë përmes postës.

Lexo më shumë  Opinion në “EuObserver”: Si Shqipëria po shitet copa-copa për miliarderët

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Ndërkohë që në mbledhjen e sotme, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se fushata zgjedhore do të filloj me 16 shtator dhe se nuk do të ketë shkurtim apo edhe shtyrje të fushatës.

Në këtë mbledhje KQZ ka miratuar numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për zgjedhjet lokale.

Në ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor do të jenë në dispozicion 1 milion e 698 mijë e 600 fletëvotime për kandidatët për kryetar të komunave, e njëjta do të jenë edhe për asambletë komunale.

Lexo më shumë  Murati publikon statistikat: Pagat në Kosovë janë rritur 53% gjatë qeverisë Kurti, 3 herë më shumë se në qeveritë Mustafa e Haradinaj

Ani pse numri i qytetarëve që kanë të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë, KQZ ka shtypur 186 mijë e 848 fletëvotime më pak se votues apo në përqindje 9,91 % dhe kjo është një praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore. /kp/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *