Lajme

Zgjedhjet e 14 majit, OSBE apel qytetarëve: Shkoni votoni, bëjeni zërin tuaj të dëgjohet

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vetëm dy ditë para ditës së zgjedhjeve të 14 majit për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj, ka bërë apel qytetarëve që të dalin dhe të marrin pjesë në votime.

Në apelin e OSBE drejtuar qytetarëve thuhet se e diela e 14 majit është dita që ato duhet të vendosin për qytetin dhe për fshatin ku banojnë.

Lexo më shumë  Ku shkel Rama, arrestohen qytetarë, protestë jashtë Pallatit të Kulturës në Vlorë, shoqërohen 4 persona

Ndër të tjera në mesazh theksohet se të gjithë duhet që të votojnë dhe zëri i tyre të dëgjohet.

Ka mbi 200 të diela në 4 vjet, por vetëm 1 për të vendosur për të ardhmen e qytetit apo fshatit tënd. Bëhu pjesë e festës së demokracisë, duke ushtruar të drejtën dhe detyrën tënde qytetare më 14 maj. Çdo votë vlen! Shko voto! Bëje zërin tënd të dëgjohet!”, shkruan OSBE.

Lexo më shumë  Nagavci i bën thirrje PDK-së dhe LDK-së që të marrin pjesë në seancën e së dielës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *