KryesoreLajme

Zgjedhjet dhe stabiliteti institucional në fokus, Haxhiu pret ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar

U.d. Presidentes, Albulena Haxhiu ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në takim është biseduar për procesin zgjedhor dhe rëndësinë e mbarëvajtjes së tij.

“Në takim u bisedua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në procesin zgjedhor, rëndësinë e mbarëvajtjes së tij dhe ruajtjen e stabilitetit institucional”, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Mbetjet e 23 personave dhe 13 të arrestuar – zgjerohet hetimi për krimet e luftës në Zubin Potok

Gjatë takimit, Haxhiu ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“U.d. Presidentja Haxhiu e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe theksoi rëndësinë e partneritetit të afërt mes dy vendeve”, thuhet më tej në njoftim.

Takimi vjen në kuadër të kontakteve të rregullta institucionale dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën politike dhe diplomatike.

Lexo më shumë  Gola në Asamblenë e KiE: Specialja nuk vërtetoi pretendimet e Dick Martyt, besojmë se Apeli do t’i rrëzojë akuzat tjera

Rruga Press

YouTube player