Bota

Trumpi paralajmëron për marrëveshjen me Iranin: Ose e shkëlqyer, ose nuk do të ketë fare

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për negociatat me Iranin, duke deklaruar se çdo marrëveshje e mundshme duhet të jetë “e shkëlqyer dhe kuptimplote”, përndryshe nuk do të ketë asnjë dakordësi.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trumpi kritikoi ashpër marrëveshjen bërthamore të administratës së ish-presidentit Barack Obama, duke e cilësuar atë si një “katastrofë”.

Lexo më shumë  Zelensky e quan të padrejtë propozimin gjerman për anëtarësim: Kievi do të mbetej pa zë

Trumpi deklaroi se marrëveshja e re nuk do të ketë asnjë ngjashmëri me JCPOA-në e vitit 2015, të cilën ai e konsideron një rrugë të hapur për Iranin drejt armëve bërthamore. “Do të jetë krejt e kundërta e katastrofës së JCPOA-së… Jo, unë nuk bëj marrëveshje të tilla”, shkroi ai.

Deklaratat e Trumpit vijnë mes kritikave të forta nga ligjvënës amerikanë, të cilët kanë shprehur shqetësim për raportimet se marrëveshja e propozuar me Iranin mund të përfshijë lëshime të mëdha nga Uashingtoni.

Lexo më shumë  Serbia nën hijen e mafias: Dokumentari që zbulon kasaphanën e klanit Belivuk

Administrata amerikane po përballet me presion të shtuar politik ndërsa negociatat me Teheranin vijojnë ende pa një marrëveshje finale.

Rruga Press

YouTube player