KryesoreLajme

Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Burime sot në Kosovë, pritet nga Osmani

Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, në kuadër të turneut në vendet e Ballkanit Perëndimor, sot do të qëndrojë në Prishtinë. 

Ai është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. 

Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një komunikate, ditë më parë, ka treguar se cila do të jetë agjenda e diskutimit në Kosovë. 

Lexo më shumë  ​Ndërron jetë Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

“Në Kosovë, ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve. Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme për Ukrainën dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë”, thuhet komunikatën e DASH-it.

Lexo më shumë  “Presion ndaj SPAK-ut”/ KLP: Qëndrojmë në mbështetje të prokurorit Ols Dado

YouTube player