Lajme

Kryetarja Haxhiu priti në takim ambasadorin zviceran, Jürg Sprecher: Marrëdhëniet Kosovë-Zvicër të qëndrueshme dhe miqësore

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.

Gjatë bashkëbisedimit ajo theksoi marrëdhëniet e qëndrueshme dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, si dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fusha që kontribuojnë në zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit.

Lexo më shumë  Rama rrit taksat dhe faturën për shqiptarët, ekspertët paralajmërojnë shtrenjtim çmimesh dhe kosto të reja për biznesin

Kryetarja Haxhiu vlerësoi rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Rruga Press

YouTube player