Zëvendëskomandanti i KFOR-it, vizitoi Gardën Kombëtare të FSK-së
Zëvendëskomandanti i KFOR-it gjeneral brigade Federic Bernacca dhe zv drejtori i NALT-it (Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s), Paul Shewry janë pritur nga Komandanti i Gardës Kombëtarë Gjeneral brigade Naim Haziri me stafin ku janë njoftuar me kapacitetet operacionale intervenuese dhe ato trajnuese të Gardës Kombëtare.
Sipas njoftimit të FSK-së gjatë takimit në fokus të veçantë ishte bashkëpunimi i deritanishëm mes FSK/Gardës Kombëtare dhe KFOR-it në fusha të reagimin në kriza si dhe orientimi i bashkëpunimit në të ardhmen me qëllim të ofrimit të një ambienti më të sigurt për qytetarët e Kosovës.
Me këtë rast ata vizituan Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit të Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare ku u pritën nga Drejtori i kësaj qendre John Doon, i cili i njoftoj pjesëmarrësit me kapacitetet dhe hapësirat trajnuese që i ofron kjo qendër për trajnimin e Institucioneve Kombëtare dhe Ndërkombëtare të sigurisë në fushat e kërkim shpëtimit përfshirë kërkim-shpëtimin malor, urban dhe në ujëra.
Gjeneral Haziri shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it, dhe NALT-it, njëkohësisht shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen.
Rruga Press