Bota

Zelenskyt i prezantohet droni kamikaz ukrainas, i cili tashmë ka arritur fitoret e para kundër Rusisë

Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky iu prezantua një model i ri i municionit që do të jetë në gjendje të godasë objektivat në mbi 100 kilometra.

Kështu raportojnë mediat ukrainase.

Sipas tyre, “droni, emri i të cilit mbetet i klasifikuar, tashmë po përdoret në vijën e frontit kundër pushtuesve rusë dhe ka arritur fitoret e para, duke goditur me sukses një sistem raketor anti-ajror rus”, thuhet në raport.

Siç thuhet më tej, në të ardhmen, modeli i ri duhet të bëhet një mjet për të goditur objektivat sipërfaqësore ashtu edhe ato ajrore falë shpejtësisë së tij dhe një koke të fuqishme luftarake.

Lexo më shumë  Gjermania arreston një rus që dyshohet se vrau dy ushtarë ukrainas

Kështu, vlerësohet më tej, duke gjuajtur dronët e zbulimit të armikut që koordinojnë sulmet ajrore dhe raketore ruse pas vijës së mbrojtjes të Ukrainës dhe në pjesën e përparme, droni do të jetë në gjendje të degradojë aftësinë sulmuese të Rusisë.

Ashtu si shumica e dronëve, ai drejtohet nga një motor elektrik dhe lëshohet nga një katapultë, duke e bërë atë të përshtatshëm për përdoruesit.

Lexo më shumë  Baerbock: Ballkani sa më shpejt në BE! Nuk mund të lejojmë Rusinë të ndërhyjë në rajon
YouTube player

Trupi i ri në formë X siguron manovrim të lartë dhe aftësi për të goditur objektivat statike dhe lëvizëse përgjatë trajektoreve të ndryshme. Në veçanti, ai është i aftë të godasë objektivin në një kënd prej 90 gradë.

Kostoja e një fluturakeje të tillë pa pilot nuk është bërë e ditur, por thuhet se është në përpjesëtim me atë të shumicës së dronëve ukrainas të nivelit operacional-taktik, sipas zhvilluesve. 

Rruga Press

YouTube player