Bota

Zelensky zbulon llojin e armatimit për të cilën ka nevojë Ukraina

Presidenti ukrainas është shfaqur në një video të re duke shpalosur listën e armëve për cilën ka nevojë vendi i tij.

I veshur me një fanellë të gjelbër dhe ende i parruar, Volodymyr Zelenskyy tha se duheshin më shumë armë për të “shpëtuar miliona ukrainas, si dhe miliona evropianë”.

“Liria duhet të armatoset më mirë se tirania”, tha i pari i shtetit të Ukrainës.

Lexo më shumë  Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit

Zelensky renditi një seri armësh specifike të nevojshme, duke përfshirë artileri 155 mm, sisteme lëshimi raketash, automjete të blinduara dhe mjete luftarake të këmbësorisë.

Ai kërkoi tanke T-72 “nga SHBA-ja ose Gjermania” dhe tha se më shumë aeroplanë ushtarakë ishin të domosdoshëm”. 

https://twitter.com/ZelenskyyUa/status/1514242356949704709

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *