Bota

Zelensky: Ukraina mund të humbasë dhjetëra tonë drithëra nga lufta

 Presidenti Volodymyr Zelenskyy, ka njoftuar se Ukraina mund të humbasë dhjetëra tonë drithëra për shkak të bllokadës së Rusisë në portet e saj në Detin e Zi.

“Rusia nuk i lejon anijet të hyjnë apo të dalin, ajo po kontrollon Detin e Zi. Rusia dëshiron të bllokojë plotësisht ekonominë e vendit tonë”, tha Zelenskyy në një intervistë në televizionin australian.

Lexo më shumë  Norvegjia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Ukraina dhe Rusia luajnë rol kyç në prodhimin botëror të ushqimit, duke përfaqësuar 53% të tregtisë globale në vaj luledielli dhe fara, dhe 27% në grurë, sipas Kombeve të Bashkuara. Sipas Sky News, shqetësimet po rriten, pasi lufta mund të shkaktojë një krizë ushqimore që do të prekë Evropën, Azinë dhe Afrikën.

Javën e kaluar, shefi ekzekutiv i kompanisë norvegjeze Yara, një nga prodhuesit më të mëdhenj të plehrave në botë, paralajmëroi se ndikimi i luftës në Ukrainë do të ishte “dramatik” për sigurinë globale të ushqimeve.

Lexo më shumë  Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *