Lajme

Autobusi në Lanë, dosja në prokurori. Si ndodhi aksidenti

Prej të premtes autobusi “Go Green” ndodhet në Lanë.

Akt ekspertiza teknike do të zbulojë dhe shkaqet si ndodhi aksidenti ku autobusi i Unazës u përplas me një makinë dhe përfundoi në Lanë mbrëmjen e 29 prillit 2022.  

Autobusi vijon të jetë aty, ndërsa makina që zuri poshtë është nxjerrë.

Në prokurori dosja është regjistruar për kundravajtje penale.

Dy pista hetimi janë deri tani: Humbja e kontrollit nga shoferi.

Lexo më shumë  Dëmet materiale nga lufta në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro

Pista tjetër është defekt teknik që mund të ketë ndodhur në autobusin urban.

Si ndodhi aksidenti

Autobusi drejtohej nga 62-vjeçari Muhamet Kyçyku, i cili ka qënë duke qarkulluar në korsinë e mesit kur ka humbur kontrollin dhe nuk ka mundur dot të qëndrojë në stacion.

Për të shmangur përplasjen me mjete të tjera që po qarkullonin në këtë aks, drejtuesi i autobusit ka nxjerrë mjetin nga rruga, duke u përplasur fillimisht me një mjet “Benz” që drejtohej nga 27-vjeçari Jurgen Rama, i cili ishte duke qarkulluar paralelisht në korsinë e djathtë.

Lexo më shumë  Rashiq: Lista Serbe nuk ishte e gatshme për votim në veri, do të ishte humbje e Vuçiqit

Më pas mjetet u përplasën me një pemë dhe përfunduan në lumin Lana.

Nga aksidenti morën lëndime të lehta 5 persona.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *