Bota

Zelensky thirrje ushtarëve rusë: Nëse doni të jetoni, kthehuni në shtëpi!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje trupave ruse që të largohen nga ofensiva e nisur nga trupat e tij afër qytetit strategjik jugor të Hersonit, që është pushtuar nga Rusia që në fillim të luftës.

Sipas Zelenskyt, trupat ukrainase janë duke rimarrë kontrollin e territorit të tyre dhe se trupat ukrainase do të ndjekin ushtrinë ruse “deri në kufi”.

“Nëse duan të mbijetojnë – është koha për ushtrinë ruse që të ikë. Shkoni në shtëpi. Ukraina po rimerr territorin e saj”, theksoi Zelensky.

Më herët, këshilltari presidencial, Oleksiy Arestovych, përmes një video-mesazhi tha se forcat ukrainase po granatojnë tragetet që forca ruse po përdorin për të furnizuar një pjesë të territorit të okupuar në brengun perëndimor të Lumit Dniepër, në rajonin e Hersonit.

Lexo më shumë  Zelensky kërkon ashpërsimin e sanksioneve ndaj Rusisë

Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, tha se ofensiva e Ukrainës veçse ka pasur ndikim në aftësitë e ushtrisë ruse, pasi ka detyruar ushtarët e Moskës që të ripozicionohen dhe disa njësi ruse në lindje janë dëmtuar rëndë.

“Sepse rusët është dashur që të marrin burime nga lindja vetëm për shkak të raportimeve se ukrainasit mund të kryejnë një ofensivë më në jug”, tha Kirby për gazetarët më 29 gusht.

Ministria ruse e Mbrojtjes pranoi se Ukraina ka nisur ofensivë të re, por insistoi se kjo ofensivë ka dështuar, duke pretenduar se forcat ruse janë shkaktuar viktima të shumta në anën ukrainase.

Këto pretendime të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Lexo më shumë  Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Ndërkaq, inspektorët nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore janë nisur për të inspektuar centralin Zaporizhja, që është nën kontrollin rus.

Ky central ra në duart e rusëve disa ditë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Luftimet e fundit përreth centralit të Zaporizhias, që është më i madhi në Evropë, kanë rritur frikën për ndonjë incident bërthamor.

Ekipi i inspektorëve të agjencisë së Kombeve të Bashkuara do të vlerësojë dëmet në ndërtesën bërthamore të Zaporizhjas dhe do të përcaktojë funksionalitetin e sistemeve të sigurisë, tha agjencia.

Sa i përket aspektit diplomatik, ministrat e Mbrojtjes së Bashkimit Evropian po takohen në Pragë më 30 gusht dhe bisedimet e tyre pritet të përqendrohen në krijimin e një programi për trajnimin e ushtarëve ukrainas dhe ndalimin  e vizave për rusët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *