KryesoreOpinion/Aktualitet

Lojë e pisët, lojë stalinistësh

Shkruan Luela Myftari

Çfarë shkruaj në murin tim, çfarë them në shtëpinë time nuk mund të bëhet sulm mediatik. Rezarta Reso u sul vrik me turinj e jo zemër jo vetëm te hapësira ime po edhe në media. Përdori mekanizma komuniste se s’di të bëjë debat të ndershëm e me argumente ose s’do se e di që është e humbur. Lojë e pisët, lojë komunistësh. Statusin tim e gjen të plotë në faqen time. E s’kam fyer askënd përveçse kam shkruar që s’e pranova dot çmimin që më dha xhaxhi Nasho se vjersha ime ishte beter e po ashtu edhe vendi im. Dhe s’e botova kurrkund, as në gazeta dhe as në portale. Ndërsa ti e bëre në media publikisht dhe duke shtrembëruar fjalët e mia dhe të atyre që komentonin.

Po mua sot s’më duket veçse një nga ato letra komunistësh që vijojnë të shkelin të drejtën për të ndarë një histori, ndërsa mbrojnë sa e sa të tjerë që kanë ndarë dhjetra familje, që nuk kanë pasur probleme të shkruajnë letra për Musine Kokalarin, Kadarenë, Shvarcin e shumë të tjerë.

Dhe mua të më vijë turp se hodha një gur prej budallai? Unë jam po ajo vajza e re që hodhi gurin, budallaqja, idiote po deshe ti. Sikurse ishte Musineja në kohën kur xhaxhi X merrte shpërblime për misione sekrete spiunësh. Ndërsa ti më dukesh qartësisht në këtë botë, shpresoj të mos hyj në hak, po mendoj se je njeriu komunist, që u rrit të shkruante letra redaksive apo sigurimit, fletërrufe lagjeve apo në mbledhjet që bëheshin në kishat e xhamitë që komunistët i bënë për mbledhje spiunësh. Dhe kujtohem se është normale për një njeri të rritur në komunizëm, mes ideve të tilla që të ulet e të shkruajë mediatikisht për të ulur poshtë tjetrin, për të pushkatuar dhe fjalën e lirë.

Lexo më shumë  Afrimi i Kinës me Rusinë dhe bashkërendimi kundër Amerikës, Xi do të vizitojë Serbinë

Nuk shkrova asgjë për ty. S’duhet ta bëje. Nuk të shkrova mediatikisht. S’duhej ta bëje. Por, pastaj kujtohem se s’ka si të jetë ndryshe. Një njeri që është rritur atë kohë, mundet edhe të gjejë të tilla mekanizma. Se komunisti nuk heq dot dorë nga letrat, spiunimet, sulmet. Mos harro fjalën e lirë s’ma cënon dot në murin tim, në shtëpinë time. Unë dua Demokracinë më shumë se komunizmin që krijuat ju dhe që vijoni të shpërndani me të tilla shkrime. Po është çështje politike, ideologjie dhe shumë filozofike e më duket shumë po të zgjatem ta shpjegoj si e shoh unë komunizmin sot përmes rrëfimeve të njerëzve që më tregojnë letra duke qarë se jetën ua shkatërroi një mik, xhaxha a vëlla komunist.

Të respektoj për gjithë mekanizmat shoviniste që përdor, për besimin tënd se si komuniste ke të drejtën të prishësh imazhin e kujtdo me letra andej këndej. Madje me siguri do marrësh edhe ndonjë shpërblim. S’të hyj në murin tënd të të prish terezinë me fjalë fyese se e respoktoj mendimin ndryshe. S’duhet të kishe hyrë as ti. Po faj s’të vë se malli t’kish marr për çimka, pinjolle e denjë e një sistemi (komunizmi) që ka vdekur!

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në panairin e bizneseve Hannover Messe, takon sipërmarrës të kompanive të ndryshme

Besoj ende te fjala e lirë! Dhe s’e kam pseudonimin Shigjeta. Mua s’ma daravit dot besimin, por mos e bëj me të tjerë të rinj a fëmijë, meqë punon me ta. Lëri të rriten me mendime të lira.

PS: ky tani është një status për ty dhe si ndjesë për gjithë ata që komentuan atë ditë në murin tim dhe i janë shtrembëruar fjalët në shkrimin tënd. S’më ke hyrë në hak veç mua, por edhe atyre sepse ti s’di as të citosh.

Këtu gjeni histoni e shkurtër të Luela Myftarit: LEXO

Këtu gjeni reagimin e Rezarta Resos tek sulmon Luela Myftarin: LEXO

Ky artikull që sapo lexuat vjen si reagim i Luela Myftarit ndaj sulmit që i bën Rezarta Nesho.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *