Bota

Zelensky takohet me Sunakun, mbështetja e Ukrainës temë diskutimi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar të hënën, ku është takuar me kryeministrin Rishi Sunak, raportoi CNN. Ata biseduan për nevojën urgjente të Ukrainës për t’u mobilizuar me armatim të rëndë kundër agresionit rus.

“Ju bërë shumë, ju, qeveria juaj dhe madhëria e tij, mbreti, si dhe populli juaj. Ne ju jemi mirënjohës”, deklaroi Zelensky, që po qëndronte krah Sunakut.

Lexo më shumë  Sfiduesi i Orbanit në Hungari mobilizon mijëra vetë në demonstrata

Ai shtoi se të dy udhëheqësit do të diskutojnë “çështje të rëndësishme, për mbështetje urgjente për Ukrainën”.

“Mezi pres që të diskutojmë se çfarë mund të bëjmë më tepër për të mbështetur vendin tuaj dhe juve”, ka deklaruar kryeministri britanik.

Ditë më parë, Britania e Madhe ia ka dorëzuar Ukrainës disa raketa lundrimi “Storm Shadow”, duke i dhënë aftësi shtesë për të kryer sulme me rreze të gjata përpara kundërofensivës të shumëpritur ndaj forcave ruse.

Lexo më shumë  Hamasi pranon marrëveshjen për armëpushim

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *