BotaKryesore

Zelensky: SHBA-ja po e ndihmon Rusinë që të dalë nga izolimi global. Trumpi jeton në një hapësirë dezinformimi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se SHBA-ja po e ndihmon Putinin që të dalë nga izolimi, i cili sipas tij ishte “plotësisht i drejtë për shkak të pushtimit të tyre në shkallë të plotë” në Ukrainë.

Ai gjithashtu ka kritikuar komentet e Trumpit se shumica e mbështetjes së Ukrainës vjen nga SHBA-ja, raporton BBC.

“E vërteta është diku tjetër”, ka deklaruar ai, duke shtuar se mbetet “mirënjohës për mbështetjen”.

“Kjo nuk është pozitive për Ukrainën. Ajo që po bëjnë është se ata po e nxjerrin Putinin nga izolimi dhe rusët janë të lumtur sepse diskutimi fokusohet tek ata”, është shprehur Zelensky.

Lexo më shumë  Haxhiu: 2.5 milionë euro për projektet e organizatave që merren me çështje sociale dhe familjare

Ai ka shtuar se Rusia duket se po e paraqet veten si viktimë dhe se kjo është diçka e re.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të mërkurën në një konferencë për media se presidenti amerikan, Donald Trump, “jeton në hapësirë dezinformimi”, duke aluduar në siç ka thënë dezinformatat që lëshohen nga Rusia.

Sipas tij, Rusia këto dezinformata ia përçon edhe SHBA-së, raporton The Guardian. 

Zelensky ka shtuar se sondazhet tregojnë se 58% e ukrainasve i besojnë atij, kështu që siç ka thënë, nëse dikush dëshiron ta zëvendësojë atë, kjo nuk do të funksionojë.

“Pra, nëse dikush dëshiron të më zëvendësojë mua tani, kjo nuk do të funksionojë”, ka thënë Zelensky. 

Lexo më shumë  Parlamenti Evropian i kërkon BE-së heqjen e masave për Kosovën

“Fatkeqësisht, Presidenti Trump, me gjithë respektin e duhur për të si lider i një kombi që ne e respektojmë shumë… po jeton në këtë hapësirë dezinformimi”, ka shtuar ai.

Komentet e tij vijnë pasi Trumpi pretendonte ditë më parë se Zelensky , i cili ka fituar një mandat pesëvjeçar në vitin 2019, ka pësuar rënie të besimit. 

Zelensky ka thënë po ashtu se do të kërkojë të mbledhë më shumë të dhëna për besimin tek liderët kryesorë globalë për të kundërshtuar dezinformimin rus.

“E gjitha kjo është shqetësuese. Gjithçka që ata po bëjnë është të sigurohen që Ukraina është e dobët”, është shprehur Zelensky.

Rruga Press

YouTube player