BotaKryesore

BE i vendos sanksione të reja Rusisë, Kallas: Kremlini nuk do ta thyejë vendosmërinë tonë

Sanksionet e BE-së kundër Rusisë do të zgjerohen për të mbuluar importet e aluminit dhe dhjetëra anije të tjera “në hije” që eksportojnë fshehurazi naftën ruse nën një kufi çmimi të vendosur nga aleatët perëndimorë.

Miratimi i paketës ka peshë shtesë, mes frikës në Bruksel se Donald Trump do të kërkojë të heqë sanksionet e SHBA-së kundër Rusisë, si pjesë e përpjekjes së tij për të bërë një marrëveshje paqeje.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, shkroi në X duke thënë se me këto sanksione i mbyllin dyert e pasme Rusisë për importe dhe eksporte dhe shtoi se Kremlini s’e thyen vendosmërinë e Unionit.

Lexo më shumë  BE i reagon ashpër Serbisë pas marrëveshjes me Kinën

“E mirëpres marrëveshjen për paketën tonë të 16-të të sanksioneve. Me masa më të rrepta për shmangien, ndalimet e reja të importit dhe eksportit dhe sanksionet ndaj flotës hije të Putinit, ne po mbyllim dyert e pasme që makineria e luftës ruse të funksionojë. Kremlini nuk do ta thyejë vendosmërinë tonë”.

73 anije të tjera që besohet se po anashkalojnë kufirin e çmimit të naftës do të ndalohen nga portet e BE-së, megjithëse kjo nuk mbulon të gjitha cisternat e vjetruara që mendohet se po ndihmojnë Rusinë të shmangë sanksionet.

Lexo më shumë  Ukraina përdor dronë me inteligjencë artificiale për të goditur automjetet që furnizojnë trupat ruse

Gjithsej 48 persona dhe 35 subjekte përballen me ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit, megjithëse emrat e tyre nuk janë bërë të ditur. BE-ja po heq gjithashtu licencat e transmetimit nga 8 media ruse dhe po përjashton 13 banka nga sistemi i pagesave ndërkombëtare Swift, transmeton Gazeta Express.Në një draft të mëparshëm, BE-ja planifikoi të ndalonte shitjen e konzollave të lojërave dhe levës në Rusi, të cilat mendohet se do të ripërdoren për t’u përdorur në luftën me dron.

Rruga Press

YouTube player