KryesoreLajme

Orav pas takimit me Kurtin në prani të Sorensen: Ligji për të huajt do të zbatohet me disa masa shtesë

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, pas takimit të emisarit të BE-së Peter Sorensen me kryeministrin Albin Kurti, ka bërë të ditur se është arritur pajtim për nisjen e zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjetet, i shoqëruar me disa masa shtesë përmbajtësore.

Sipas Orav, zbatimi i Ligjit për të Huajt do të nisë nga nesër. Ai theksoi se gjatë javëve të fundit janë zhvilluar bisedime intensive me Qeverinë e Kosovës dhe se sot është arritur marrëveshje për zbatimin e këtij ligji me disa masa shtesë, veçanërisht sa i përket regjistrimit të banorëve serbë të Kosovës dhe personave që kanë leje qëndrimi të përkohshme.

Lexo më shumë  Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi

“Jemi përqendruar për zbatimin e ligjit për të huajt, që do të fillojë nga nesër. Kemi pasë bisedime intensive me Qeverinë e Kosovës gjatë javëve të fundit dhe sot është arritur pajtimi zbatimit të Ligjit mbi të Huajt me disa masa përmbajtjesore shtesë, sidomos kur bëhet fjalë për regjistrimin e banorëve serbë të Kosovës dhe personave me leje qëndrimi të përkohshme”.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova, model në rajon për shërbimin korrektues

Rruga Press

YouTube player