Bota

Zelensky paralajmëron për katastrofë humanitare në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se komuniteti ndërkombëtar do të jetë përgjegjës për një katastrofë humanitare në Ukrainë, nëse nuk pajtohet për ndalim të fluturimit mbi Ukrainën.

Ai ka paralajmëruar se Ukraina është në nivelin maksimal të rrezikut.

“Rusia po përdorë raketa, aeroplanë e helikopterë kundër nesh, kundër civilëve, kundër qyteteve tona, kundër infrastrukturës sonë. Është detyrë humanitare e botës që të reagojë”, ka thënë ai në një adresim televiziv, raporton Reuters.

Lexo më shumë  ShBA – Demokratët sigurojnë 56 vende në Senat pas fitores në Alaskë

Ai ka shtuar se ukrainasit gjatë dy javëve kanë treguar se kurrë nuk do të dorëzohen.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Japonia ngre aeroplanë luftarakë pasi aeroplanë të dyshuar rusë hynë në hapësirën e saj ajrore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *