Bota

Zelensky paralajmëroi se Rusia do të nis një luftë në Ballkan, reagon kryeministri kroat

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel mbajtën një konferencë për shtyp në “Banski Dvori” para darkës së punës, ku do të marrin pjesë kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kryeministri i Maltës, Robert Abela dhe kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki.

Plenkoviq komentoi deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili paralajmëroi se Rusia planifikon të provokojë një luftë të re në Ballkan mes dyja vendeve, raporton index.hr.

“Kini kujdes ndaj Ballkanit. Më besoni se po marrim informacione. Rusia ka një plan afatgjatë: Lindjen e Mesme dhe shpërqendrimi tjetër do të jetë Ballkani. Nëse partnerët nuk bëjnë asgjë tani, do të ketë sërish shpërthime. Kjo nuk është e re. Rusia do të sigurohet që një vend ballkanik të nis luftën me një shtet tjetër”, tha lideri ukrainas.

Lexo më shumë  Instituti Ndërkombëtar Republikan: Shqipëria dhe Kosova, vendet më pro-perëndimore në Ballkanin Perëndimor! Serbia në krah të Rusisë

Ndërkohë, Plenkoviq deklaroi se “mesazhi i presidentit Zelensky është shumë i qartë për sa i përket një kërcënimi më të gjerë. Agresioni rus kundër Ukrainës ka funksionin e destabilizimit të vendeve në kufi me Bashkimin Evropian”.

“Ne kemi disa vatra potenciale të destabilitetit. Politika e Kroacisë është të bëjë përpjekje maksimale që komuniteti ndërkombëtar të angazhohet fuqishëm në zonën e Evropës Juglindore dhe ne jemi përkrahës të zgjerimit me fqinjët tanë. Kjo garanton paqe, siguri, stabilitet dhe marrëdhënie më të mira të ndërsjella”, tha kreu i qeverisë së Kroacisë.

Lexo më shumë  Zelensky i kërkon NATO-s të dërgojë sa më parë armatim

Ai deklaroi se nuk e dinte se cilave vende i referohej presidenti ukrainas dhe për këtë arsye theksoi rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian për të siguruar paqen.

YouTube player