Bota

Zelensky: Nuk do të ketë Luftë të Tretë Botërore, nuk është trilogji

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dërguar sërish një mesazh përmes një video-transmetimi, ku falënderoi aleatët e Kievit qw ai i quan nga “bota e lirë”.

Aktori amerikan Sean Penn ishte takuar me aktorin ukrainas të komedisë që tani është bërë politikan, dhe është në krye të Ukrainës.

Penn ia kishte dhuruar Zelenskyt në Kiev Oskarin që e kishte fituar, duke kërkuar nga presidenti që t’ia kthej kur të përfundojë lufta.

E Zerlensky ka thënë se “lufta në Ukrainë akoma nuk ka përfunduar, por se ka ndryshuar loja e dhe tashmë është e qartë se kush do të fitojë”.

Lexo më shumë  Ukraina njofton Hungarinë: Jemi të gatshëm për të rifilluar tranzitin e naftës

“Para nesh kemi beteja dhe lot. Por tani mund t’ju them se kush ka qenë më i mirë në vitin e kaluar – ju në botën e lirë, që jeni të bashkuar rreth mbështetjes së popullit të lirë ukrainas”, shtoi Zelensky.

Ai më pas rikujtoi momentin kur ndarja e çmimit Oskar filloi të ndahet në fillim të viteve të 40-ta, para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Lexo më shumë  Zelensky për Witkoff dhe Kushner: Është mungesë respekti të shkosh në Moskë dhe të mos vish në Kiev

“Nuk do të ketë Luftë të Tretë Botërore. Nuk është trilogji”, shtoi presidenti ukrainas, raporton CNN.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *