Bota

Zelensky ngre dyshimin e fortë: Nuk jam i sigurt që Putini është gjallë. Përgjigjet menjëherë Kremlini

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk është “plotësisht i sigurt” se presidenti rus Vladimir Putin është ende gjallë dhe se është ai që merr vendimet në Rusi. Kështu u shpreh presidenti ukrainas gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik të Davosit.

“Nuk jam i sigurt se me kë dhe për çfarë të flas. Nuk jam i sigurt se presidenti rus, i cili ndonjëherë shfaqet si hologram është me të vërtetë ai”, iu përgjigj Zelensky një pyetjeje për mundësinë e bisedimeve të paqes.

Lexo më shumë  Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e Kremlinit. “Rusia dhe Putini ekzistojnë dhe do të ekzistojnë dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet ta kuptojë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur për të mirën e vendit të tij”, tha zëdhënësi Dmitry Peskov.

Putini gjatë ceremonisë tradicionale në vitet e kaluara

Ndërkohë për të përforcuar dyshimet e Zelensky-t, Kremlini shpërndau lajmin se presidenti rus kishte kryer ritualin ortodoks që ka të bëjë me hedhjen në lumin e ngrirë, por pa publikuar asnjë pamje nga ky ritual.

Lexo më shumë  Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Kohët e fundit mediat kanë raportuar shpesh se presidenti rus mund të vuajë nga një sëmundje e rëndë. Këto komente kanë ardhur pas shfaqjeve të tij në publik dhe veprimeve të dyshimta.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *