Bota

Zelensky: Ne po e fitojmë luftën, duhet vetëm të kalojmë dimrin

Pavarësisht kushteve të vështira që po hasin qytetarët ukrainas me ndërprerje të furnizimit me ujë dhe energjisë elektrike në këto ditë të ftohta të dimrit të saponisur, presidenti Zelensky u shfaq optimist në daljen e fundit televizive.

Gjatë mesazhit të përnatshëm për bashkëkombasit e tij, Zelensky ftoi qytetarët të tregojnë durim. Kjo pasi ushtria ukrainase është duke e fituar luftën. Presidenti ukrainas nuk harroi të falënderonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën konsistente që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Lexo më shumë  Putini sot betohet si president për herë të pestë. Franca nuk e bojkoton, shtetet e tjera evropiane e bojkotojnë

Ndërkohë një ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes raportoi se që nga disa e parë e ofensivës ruse, 88 mijë ushtarë të Putin kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *