Bota

Zelensky në parlamentin norvegjez kërkon më shumë armë dhe kërkon mbylljen e porteve detare për anijet ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë armë dhe Evropa duhet që të mbyllë portet e saj detare për Rusinë, tha ai në një fjalim në parlamentin norvegjez të mërkurën.

Zelensky kërkoi raketa kundër anijeve, raketa Harpoon, sisteme raketore anti-ajrore dhe armë antitank.

“Të gjitha armët me të cilat mund të na ndihmoni do të përdoren vetëm për të mbrojtur lirinë tonë, lirinë tuaj,” tha ai.
Zelensky tha se Rusia po bllokon portet detare të Ukrainës, gjë që përbën pirateri.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

“Rusia nuk duhet të jetë në gjendje të përdorë lirisht portet botërore. Kjo është një çështje e sigurisë globale detare”, tha ai.

Ai paralajmëroi se e ardhmja e “të gjithë kontinentit, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, po vendoset pikërisht tani” në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *